Palestinezët presin me orë të tëra për ujë të pastër mes bllokadës izraelite në Gaza

Palestinezët presin me orë të tëra për ujë të pastër mes bllokadës izraelite në Gaza

Palestinezët në Khan Younis në jug të Gazës për çdo ditë shihen të mbledhur dhe të rreshtuar për të marrë ujë të pastër nga kamionët cisternë përderisa sulmet ajrore izraelite vazhdojnë të përkeqësojnë kushtet tashmë të rëndë humanitare, raporton Anadolu.

MARKETING

Me burime thelbësore të pakta në enklavën palestineze, përfshirë ujin, ushqimin dhe strehimin, banorët mbështeten në furnizimet mobile me ujë për të përmbushur nevojat e tyre themelore.

Të hënën, OKB-ja raportoi se autoritetet izraelite refuzuan gjysmën e kërkesave të koordinuara për lëvizje të ndihmës në Rripin e Gazës gjatë fundjavës, duke penguar operacionet kritike humanitare.

“Të shtunën dhe të dielën, ne dhe partnerët tanë u përpoqëm të koordinojmë 16 lëvizje humanitare, por gjysma e tyre u refuzuan plotësisht, duke penguar transportimin e ujit dhe karburantit, sigurimin e shërbimeve të ushqimit dhe tërheqjen e trupave”, tha në një konferencë për media Stephane Dujarric, zëdhënës i OKB-së.

Izraeli vendosi bllokadën totale mbi furnizimet humanitare që hynin në Gaza më 2 mars.

Duke refuzuar thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, ushtria izraelite ka ndërmarrë një ofensivë brutale kundër Gazës që nga tetori i vitit 2023, duke vrarë të paktën 56 mijë palestineze, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën në enklavën palestineze.

MARKETING