Pakistani vlerëson humbjet nga përmbytjet që shkaktuan mijëra viktima

Agjencitë pakistaneze kanë nisur studimet për të vlerësuar humbjet e shkaktuara nga përmbytjet masive, thanë sot zyrtarët, ndërsa uji është tërhequr pas muajsh shkatërrimesh dhe pas mbi 1 000 vdekjeve.
Vendi i prekshëm nga ndryshimet klimatike është goditur nga shirat që nga qershori duke shkaktuar përmbytje të menjëhershme në rajonin verior të Himalajeve dhe duke i lënë fushat qendrore dhe jugore nën ujë.
‘Përmbytjet e menjëhershme, rrëshqitjet e tokës dhe përmbytjet urbane vranë 1 037 njerëz dhe lanë një gjurmë të gjatë shkatërrimi”, tha agjencia kombëtare e fatkeqësive.
Më shumë se 200 000 shtëpi u dëmtuan plotësisht ose pjesërisht dhe mbi 22 000 bagëti u ngordhën ndërsa lumenjtë e fryrë dolën nga digat e tyre duke përmbytur fshatrat.