Pakistani shënon 76-vjetorin e pavarësisë

Pakistani shënon 76-vjetorin e pavarësisë

Në Pakistan u mbajtën festime me rastin e 76-vjetorit të pavarësisë së fituar më 14 gusht 1947, transmeton Anadolu.

Sipas lajmeve në mediat kombëtare, rrugët, bulevardet dhe tregjet në vend u dekoruan dhe u ndriçuan me ngjyrat jeshile dhe të bardhë të flamurit pakistanez, me rastin e 14 gushtit, Ditës së Pavarësisë.

Që nga ora 00:00 me orën lokale, janë shpërthyer fishekzjarr në shumë qytete të vendit.

Shumë automjete, duke u nisur nga Blue Area e kryeqytetit Islamabad, shëtitën qytetin në kolona. Qytetarët e mbledhur aty festuan 76-vjetorin e pavarësisë.

MARKETING