Pakistani: Projekti MİLGEM është një pikë kthese e rëndësishme në partneritetin strategjik me Türkiyen

Pakistani: Projekti MİLGEM është një pikë kthese e rëndësishme në partneritetin strategjik me Türkiyen

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, tha se projekti MİLGEM i cili bazohet në bashkëpunimin e përbashkët është një pikë kthese e rëndësishme në partneritetin strategjik mes Türkiyes dhe Pakistanit, raporton Anadolu.

Sipas një deklarate të bërë nga kryeministria, bëhet e ditur se kryeministri Sharif dhe zv/presidenti turk Cevdet Yılmaz morën pjesë në ceremoninë e mbajtur në Kantierin Karaçi për lëshimin në det të PNS TARIQ, anijes së katërt për Pakistanin në kuadër të projektit MİLGEM.

Në një fjalim të mbajtur këtu, Sharif vuri në dukje se projekti MİLGEM është një pikë kthese e rëndësishme në partneritetin strategjik mes Türkiye-s dhe Pakistanit, duke theksuar rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit dypalësh të mbrojtjes në teknologjitë e reja dhe prodhimet e përbashkëta të mbrojtjes.

Pakistani nënshkroi një marrëveshje me Türkiyen për 4 korveta MİLGEM në vitin 2018. Në kuadër të projektit, 2 anije janë prodhuar në Istanbul dhe dy të tjera në Karaçi.

Mbahet takim dypalësh

Pas ceremonisë, zv/presidenti Yılmaz u prit në një takim nga kryeministri Sharif.

Në takim u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, situata rajonale dhe çështjet në interes reciprok.

Sharif theksoi kënaqësinë për bashkëpunimin e fortë dypalësh mes dy vendeve, duke shpresuar q këto marrëdhënie vëllazërore të transformohen në lidhje tregtare dhe ekonomike me përfitime reciproke.

Ndër të tjera, kryeministri Sharif vuri në dukje rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit të përbashkët në sektorët e hulumtimit dhe zhvillimit, teknologjisë së informacionit, energjisë, infrastrukturës, sigurisë ushqimore, turizmit dhe minierave.

MARKETING