Pakistani dhe Türkiye mbajnë stërvitje të përbashkëta ushtarake
Pakistani dhe Türkiye nisën stërvitjet e përbashkëta ushtarake në provincën pakistaneze Khyber Pakhtunkhwa, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate nga ushtria pakistaneze, ceremonia e nisjes së stërvitjeve u ndoq nga zyrtarë nga të dy vendet.
“Trupat nga forca speciale turke dhe Grupi i Shërbimeve Speciale të Pakistanit (SSG) po marrin pjesë në stërvitje”, thuhet në deklaratë.
Stërvitjet dyjavore “ATATURK-XII 2023” synojnë të përmirësojnë teknikat kundër terrorizmit.
Sipas deklaratës, aktiviteti do të fokusohet në pastrimin e komplekseve, pastrimin e shpellave, trajnimin me snajper, trajnimin kundër pajisjeve shpërthyese të improvizuara (IED) dhe kujdesin mjekësor luftarak.
“Stërvitjet do të rrisin bashkëpunimin mes dy vendeve në luftën kundër terrorizmit”, shtohet në deklaratë