Pakistan, vriten 3 ushtarë dhe 3 militantë në sulmin ndaj selisë së forcave të sigurisë

Pakistan, vriten 3 ushtarë dhe 3 militantë në sulmin ndaj selisë së forcave të sigurisë

Të tre sulmuesit vetëvrasës dhe po aq personel sigurie u vranë në një sulm ndaj selisë së forcës paraushtarake në qytetin veriperëndimor të Peshawarit në Pakistan sot në mëngjes, transmeton Anadolu.

Shefi i policisë së qytetit, Mian Saeed u tha gazetarëve se sulmuesit vetëvrasës u kapën kur u përpoqën të hynin në selinë e Policisë Federale.

Një nga sulmuesit hodhi veten në erë në hyrje të selisë ndërsa dy arritën të hynin në kompleks, ku u përleshën dhe u vranë, shtoi ai.

Forcat e sigurisë rrethuan zonën dhe po kryejnë operacion pastrimi.

Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari dhe kryeministri Shehbaz Sharif e dënuan sulmin dhe u shprehën nderime forcave të sigurisë për veprimin e shpejtë që shpëtoi “jetë të çmuara”.

Në deklarata të ndara, ata thanë se lufta e kombit kundër terrorizmit do të vazhdojë pavarësisht “këtyre sulmeve frikacake”.

MARKETING