Pakistan, rritet në 60 numri i viktimave nga zjarri në një qendër tregtare në Karaçi
Zyrtarët njoftuan sot se ka tejkaluar kaluar 60 numri i të vdekurve nga zjarri masiv në një qendër të madhe tregtare në kryeqytetin tregtar të Pakistanit, Karaçi, ndërsa vazhdojnë përpjekjet e kërkimit dhe të rikuperimit për dhjetëra persona që ende janë të zhdukur, transmeton Anadolu.
“Të paktën 30 trupa u nxorën nga një dyqan në katin e ndërmjetëm”, tha zëvendës inspektori i përgjithshëm i Karaçit Jugor, Syed Asad Raza për të përditshmen “Dawn”. Ai theksoi se numri i përgjithshëm i të vdekurve u vlerësua në 61 pas zbulimeve të fundit, duke shtuar se shifra përfundimtare do të konfirmohet pasi të përfundonte analiza e ADN-së.
Raportet e mëparshme kanë bërë të ditur se të paktën 81 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, janë të zhdukur pas flakëve.
Zjarri shpërtheu të shtunën në qendrën tregtare “Gul Plaza” në rrugën “MA Jinnah”, një arterie tregtare e ngarkuar në lagjen historike të biznesit të Karaçit. Zjarri vazhdoi për më shumë se 24 orë para se zjarrfikësit të arrinin ta vinin atë nën kontroll.
“Gul Plaza” strehon rreth 1.200 dyqane, përfshirë dyqane që shesin veshje, pajisje elektrike, kozmetikë dhe enë kuzhine. Zyrtarët thanë se prania e mallrave shumë të ndezshme kontribuoi në përhapjen e shpejtë dhe intensitetin e zjarrit.

