Pakistan, mbi 122 mijë njerëz evakuohen për shkak të përmbytjeve në Punjab

Pakistan, mbi 122 mijë njerëz evakuohen për shkak të përmbytjeve në Punjab

Më shumë se 122 mijë njerëz u evakuuan në 24 orët e fundit për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në lindje të rajonit Punjab të Pakistanit, transmeton Anadolu.

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive të Punjabit (PDMA), Irfan Ali Kathia bëri një deklaratë në lidhje me përpjekjet e evakuimit të kryer në qytetin Jalalpur Pirwala të rajonit për shkak të përmbytjeve.

Kathia tha se më shumë se 122 mijë njerëz u evakuuan nga Jalalpur Pirwala në 24 orët e fundit dhe shumë të tjerë u strehuan te të afërmit ose qëndruan në kampe ndihme. Ai theksoi se 2.2 milionë njerëz janë zhvendosur në Punjab që nga muaji i kaluar për shkak të përmbytjeve dhe më shumë se 3.900 fshatra janë përmbytur.

Të paktën 61 persona kanë vdekur nga përmbytjet që nga muaji i kaluar e deri më tani.

Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Fatkeqësive në Pakistan njoftoi se numri i të vdekurve nga shirat musonikë, që filluan më 26 qershor, ka arritur në 910.

Autoritetet thanë se përmbytjet janë katastrofa më e rëndë që nga katastrofa e vitit 2022 që vrau më shumë se 1.700 njerëz, përmbyti një të tretën e vendit dhe shkaktoi dëme prej 32 miliardë dollarësh.

MARKETING