‘Pajisja’ në dorën e saj ngatërroi të gjithë internetin

‘Pajisja’ në dorën e saj ngatërroi të gjithë internetin

Një video e një gruaje e cila, ndërsa qëndron në radhë në një sallë pritjeje, po shikon një pajisje që në shikim të parë duket si telefon, është përhapur me shpejtësi në internet.

MARKETING

Por kur kamera zmadhon pajisjen, është e qartë se nuk është një telefon klasik sepse pajisja është transparente, transmeton Telegrafi.

Në komentet në rrjetet sociale, përdoruesit filluan të spekulonin se çfarë ishte, dhe çuditërisht, disa ishin të bindur se ishte telefoni transparent i Nokia-s që kompania dyshohet se e prezantoi në fund të vitit të kaluar.

Nëse kërkoni në internet për një pajisje të tillë Nokia, do të shihni shpejt se ajo nuk ekziston.

Kjo video u postua nga një përdoruese e TikTok (@askcatgpt), dhe pasi videoja u bë virale dhe tërhoqi shumë vëmendje nga përdoruesit, ajo shpjegoi se për çfarë bëhej fjalë në të vërtetë në një postim të ri.

Ajo që mban në dorë, sigurisht, nuk është një telefon inteligjent, por siç e shpjegoi vetë – një metafon.

Është një copë akriliku në formën e një telefoni që mund të blihet në internet, dhe është “shpikur” nga një mikeshë e saj për një arsye interesante.

Domethënë, ajo donte të zbulonte nëse një pajisje si kjo në formën e një telefoni inteligjent mund t’i ndihmonte njerëzit të bëheshin më pak të varur nga pajisjet e tyre.

Ajo pyeste veten nëse njerëzit mund ta luftonin varësinë nga telefoni, me një pajisje që do ta zëvendësonte ndjesinë e të pasurit një telefon në xhep me diçka që u ofronte të njëjtën ndjesi.

Është e vështirë të thuhet se sa kuptim ka një mendim i tillë, sepse njerëzit nuk janë të varur nga vetë pajisjet, por nga ajo që shfaqet në ekran, pra nga aplikacionet dhe përmbajtja.

Interesante është se ajo vetë komentoi se nuk ndihet sikur e përdor më pak telefonin e saj inteligjent, pasi mban metafonin me vete.

Pavarësisht dobisë së dyshimtë të pajisjes, kjo përdoruese e  TikTokut thotë se metafoni është shitur plotësisht.

Ndërsa kjo video dhe, siç menduan disa, një pajisje krejt e re dhe transparente tërhoqi shumë vëmendjen e përdoruesve të mediave sociale, sapo u zbulua se për çfarë bëhej fjalë, entuziazmi i tyre u zbeh: “Epo, nuk është telefon, fundi i historisë”, është një nga komentet në TikTok që përshkruan më së miri atë që njerëzit mendojnë për metafonin. /Telegrafi/

MARKETING