Pa rrymë do të mbesin shfrytëzuesit në hyrje të fshatit Batincë drejt deponisë Drislla

Nga EVN Maqedoni SHA informojnë se sot për shkak të punimeve në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike do të mbesin pa energji elektrike shfrytëzuesit që ndodhen nga hyrja e fshatit Batincë drejt deponisë Drislla në komunën e Studeniçanit.
Përdoruesit do të jenë pa energji elektrike nga ora 09:00 deri në orën 12:00.