Pa maska dhe në qetësi, grabitja e çuditshme në dyqanin e telefonave

Pa maska dhe në qetësi, grabitja e çuditshme në dyqanin e telefonave

Në mes të ditës, të pamaskuar dhe shumë të qetë, tre hajdutë kanë vjedhur telefona me vlerë rreth 10 mijë paund në një dyqan në Crawley të Anglisë.

Ata futen të tre të qetë në dyqan, ndërsa shkojnë më pas te telefonat duke i shkulur ata me dhunë nga vitrina. Më pas, ata largohen me shpejtësi nga dyqani pasi askush nuk ndërhyri. Ndër telefonat që ata arritën të merrnin ishin një iPhone 14 Pro Max, një iPhone 14 Plus, një iPhone 13 dhe një Motorola G62.

Deri tani, autorët e kësaj ngjarjeje ende nuk janë arrestuar, ndërsa policia ka publikuar edhe pamjet me shpresën e identifikimit të tyre nga qytetarët.

MARKETING