Osmani takon presidentin e Indonezisë, i shpreh gatishmëri për rritje të bashkëpunimit

Osmani takon presidentin e Indonezisë, i shpreh gatishmëri për rritje të bashkëpunimit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar presidentin e Indonezisë, Prabowo Subianto, gjatë Forumit Diplomatik të mbajtur në Turqi.

Ajo ka thënë se i ka uruar atij për mandatin e ri duke shprehur gatishmërinë për rritje të bashkëpunimit në të ardhmen.
“Në #ADF2025 , përgëzova Presidentin e ri të Indonezisë, Prabowo Subianto, për mandatin e tij dhe i urova atij dhe popullit të mrekullueshëm të Indonezisë çdo të mirë. Mezi presim të rrisim bashkëpunimin tonë në të ardhmen e afërt”, ka shkruar Osmani në X.

MARKETING