Osmani takon Clintonin dhe Clarkun: Dy heronj, Kosova në mes

Osmani takon Clintonin dhe Clarkun: Dy heronj, Kosova në mes

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka takuar ish-presidentin amerikan Bill Clinton dhe ish-komandantin e NATO-s për Evropë Westley Clark.

Osmani e ka publikuar edhe një fotografi ku i ka quajtur ata heronj.

“Dy heronj, një histori, Kosova në mes!”, shkroi Osmani në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

E para e shtetit të Kosovës po qëndron në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo në New York po merr pjesë në sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

MARKETING