Osmani për sulmin terrorist në veri: Ka dorë edhe Putini
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka folur sërish rreth sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit ku u vra rreshteri policor, Afrim Bunjaku.
Një javë më pas, ajo në një intervistë për kanalin televiziv “4 Channel”.
Ajo tha se Serbia duhet ta paguajë çmimin për këtë.
“Ka prova të pakundërshtueshme që e lidhin Serbinë me aktin terrorist kundër Kosovës – nga trajnimi i terroristëve me ushtrinë serbe e deri te përdorimi i armëve të shkallës ushtarake të prodhimit serb”, tha Osmani.
E para e vendit theksoi se dorë në këtë sulm ka edhe presidenti i Serbisë Vladimir Putin.
“Duart e tij janë mbi këtë. Kjo,dëshmohet edhe nga deklaratat publike që vijnë nga Moska”, theksoi ajo.
Vjosa Osmani, shtoi se Serbia duhet të sanksionohet.
There is irrefutable evidence linking Serbia to the terrorist act against Kosovo – from the terrorists' training with the Serbian army to using Serbian-produced military grade weapons.
Serbia must be held accountable & receive a clear message that aggression has consequences. pic.twitter.com/bzgoug3kE2
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 1, 2023