Osmani për rezolutën e OKB-së për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk do ta hapë kurrë rrugën drejt paqes
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj rezolutës së OKB-së që e njeh gjenocidin e kryer në Srebrenicë nga shteti serb.
Osmani tha se “11 korriku do të kujtohet çdo ditë”.
Ajo pati një mesazh edhe për ata që e mohuan gjenocidin dhe votuan kundër.
“Mohimi i gjenocidit nuk do ta hapë kurrë rrugën drejt paqes”, tha Osmani.
“Zërat e atyre që i duruan këto tmerre kur ishin fëmijë na kujtojnë se dhënia fund e mohimit të gjenocidit nuk është thjesht një detyrim politik dhe ligjor, por një detyrë morale kolektive. Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar në luftën për të vërtetën dhe drejtësinë. Le të udhëhiqemi nga kujtesa e ashpër në fjalët e fëmijës së pafajshëm që pyet nënën e tij: “Nënë, ushtarët i vrasin fëmijët me plumba të vegjël, apo jo?”, tha ajo.
Sot 84 vende të Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara votuan pro kësaj rezolute.