Osmani nga Asambleja Parlamentare e NATO-s: Kosova i beson Aleancës, është koha që NATO t’i hap dyert

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur një fjalim para Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e cila po mbahet në Dayton të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në adresimin e saj, Osmani theksoi besimin që Kosova ka ndaj NATO-s dhe angazhimit të saj të palëkundur për ruajtjen e paqes.
Ajo shtoi se Kosova po kontribuon në mënyrë aktive në sigurinë ndërkombëtare dhe theksoi se ka ardhur koha që NATO t’i hapë dyert për vendin.
“Kosova po e bën pjesën e saj. Është koha që NATO t’i hap dyert partnerëve si Kosova,” deklaroi Osmani.
Në fjalën e saj, presidentja e Kosovës u ndal edhe tek zhvillimet globale, duke përmendur luftën në Ukrainë si një dëshmi se paqja nuk është e garantuar.
“Lufta në Ukrainë na rikujton se paqja nuk është e dhënë,” u shpreh ajo, duke nënvizuar rëndësinë e një përkushtimi të përbashkët për mbrojtjen e vlerave demokratike dhe stabilitetit ndërkombëtar.