Osmani: Nëse s’ka zgjidhje për ngërçin politik, do t’i drejtohemi Kushtetueses për afatin 30 ditor

Osmani: Nëse s’ka zgjidhje për ngërçin politik, do t’i drejtohemi Kushtetueses për afatin 30 ditor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se nëse nuk do të ketë zgjidhje për bllokadën politike deri në këtë fundjavë, në fillim të javës së ardhshme do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për çështjen e afatit 30 ditor.
“Unë jam e bindur që nëse ky afat s’respektohet duhet të ketë pasoja juridike. A nënkupton kjo që secili Kuvend pas 26 korrikut është kundërshtues, a nënkupton kjo se një Kuvend jokushtetues s’mund të zgjedh as qeveri. Sepse nëse vazhdohet edhe pas 26 korrikut, atëherë për çfarë arsye është vendosur ai afat,” ka thënë Osmani.

Presidentja po ashtu ka theksuar se roli i saj nuk është të negociojë koalicionet, pasi Kushtetuta nuk ia lejon këtë.

“Ne vazhdojmë takimet, megjithatë s’është roli i asnjë presidenti të negocioj koalicionet, e Kam të ndaluar me kushtetutë. Kushtetuta s’më lejon që ta shpërndaj Kuvendin në këtë fazë dhe ta çoj vendin në zgjedhje. Kjo mund të ndodh nëse shpërndahet Kuvendi, por kjo ndodh vetëm pas konstituimit. Unë mund t’iu bëj thirrje për dëmin që po i bëhet Kosovës e rrezikun që i kanoset Kosovës,” ka thënë ajo.

Në fund, Osmani paralajmëroi një hap konkret, nëse gjatë vikendit nuk arrihet marrëveshje mes institucioneve.

“Nëse gjatë vikendit s’ka marrëveshje me institucione të konstiotutuara, në fillim të javës do t’i drejtohemi Gjykatës.”

MARKETING