Osmani: Jam e bindur se dekreti është në përputhje me Kushtetutën

Osmani: Jam e bindur se dekreti është në përputhje me Kushtetutën

Presidentja, Vjosa Osmani, ka deklaruar se është e bindur që vendimi për dekretin është në përputhje të plotë me Kushtetutën, ndonëse Gjykata i vendosi masë të përkohshme.

Osmani, para publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, kishte deklaruar se është konsultuar me dhjetëra juristë dhe se mirëpret çdo vendim të kësaj gjykate.

“Cilido që të jetë vendimi i Gjykatës në fund, për ne është i mirëseardhur. Është normale që institucionet të kenë interpretime të ndryshme. Aspak nuk kam frikë. E tëra që pres është që gjykata të vendosë në përputhje me parimin e integritetit dhe interpretimit të Kushtetutës në mënyrë të lirë”, ka thënë Osmani.

Ajo shtoi se është e bindur që dekreti është në përputhje të plotë me Kushtetutën, por theksoi se askush nuk është i pagabueshëm.

“Ne jemi të bindur që dekreti është në përputhje të plotë me Kushtetutën. Por unë nuk jam pejgamber që të mos bëj kurrë gabime. Prandaj ekziston Gjykata Kushtetuese”, ka deklaruar Osmani në një intervistë për Çim Peka.

 

MARKETING