Osmani i kërkon Lajçakut dhe Borrellit të marrin masa kundër Serbisë: S’mund të veprojmë sikurse s’ka ndodhur asgjë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kërkon nga i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe nga shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ta dënojnë në mënyrën më të ashpër aktin e Serbisë kundër Kosovës dhe të marrin masa kundër shtetit serb.
“Ajo që është e ditur është që në presim që Lajcak dhe Borrell dhe gjitha institucionet e BE të vazhdojnë ta denojnë në mënyrën më të ashpër këtë akt agresioni nga ana e Serbisë, duke shfrytëzuar strukturat ilegale”, tha Osmani në RTK, shkruan Gazeta Sinjali.
“Përveç dënimit me fjalë, pres që ata të propozojnë masa kundër Serbisë e ato më pas të votoheshin nga shtetet e BE-së”.
“Ta trajtojmë këtë veprim për atë që është: akt agresioni, akt destibalizues për rajonin në qoftesë ai nuk do të ishte parandaluar nga institucionet e sigurisë”.
“Nuk mund të vazhdojmë sikurse nuk ka ndodhur asgjë”.