Osmani: Administrata Trump miratoi vazhdimin e programit të MCC-së për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka miratuar vazhdimin e programit të MCC-së për Kosovën.
Osmani bëri të ditur se për këtë është informuar nga sekretari amerikan i Shtetit, Christopher Landau, pas takimeve që ajo ka zhvilluar këtë muaj në Washington D.C., gjatë vizitës së saj zyrtare në SHBA.
Duke e konsideruar këtë hap si një lajm të shkëlqyeshëm për Kosovën, Osmani tha se programi ka ndikim transformues për sektorin e energjisë dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.
MCC-ja dhe Qeveria e Kosovës nisën zbatimin e këtij programin kompakt nga prilli i vitit 2024, i cili është i përqendruar në ofrimin e zgjidhjeve për energji të pastër.
Programi kap vlerën e 236.7 milionë dollarësh, ndërsa nga kjo shumë, 202 milionë janë nga MCC-ja dhe 34.7 milionë të tjera janë kontribut i Qeverisë së Kosovës.
Programet kompakt të MCC-së janë grante 5-vjeçare që lëshohen nga kjo korporatë për shtetet që plotësojnë kërkesat për kualifikim për programe të tilla.