Oscar Piastri siguron “pole position” në Bahrein, ndjekin Mercedes dhe Ferrari

Oscar Piastri siguron “pole position” në Bahrein, ndjekin Mercedes dhe Ferrari

Oscar Piastri me McLaren siguroi “pole position” në Bahrein, i vlefshëm për garën 4-t sezonale të Formula 1. Piloti australian dha kohën 1’29”841, duke qenë më i shpejti në pistë. Fundi i provave zyrtare ishte mjaft dramatik, me kryesuesin që ndryshonte në çdo moment.

Në vendin e dytë u rendit George Russell me Mercedes, që do ta nisë garën nga vija e parë. Mirë edhe Ferrari, që u klasifikua në vendin e tretë me Charles Leclerc, ndërsa në vendin e katërt u rendit makina tjetër Mercedes, ajo e Kimi Antonelli.

Pra, tri makina të ndryshme në tri vendet e para. Në “top-10” vendet e para u renditën edhe Pierre Gasly (Alpine), Lando Norris (McLaren), Max Verstappen (Red Bull), Carlos Sainz (Williams), Lewis Hamilton (Ferrari) dhe Yuki Tsunoda (Red Bull).

MARKETING

preload imagepreload image