Orban për marrëveshjen SHBA-BE: Trump e hëngri Ursula von der Leyen për mëngjes

Orban për marrëveshjen SHBA-BE: Trump e hëngri Ursula von der Leyen për mëngjes

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka kritikuar ashpër marrëveshjen e re tregtare të arritur mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, duke e cilësuar atë si më të pafavorshme sesa ajo që ka Mbretëria e Bashkuar me SHBA-në.
Në një transmetim të drejtpërdrejtë në Facebook, Orban tha: “Kjo marrëveshje mes SHBA-së dhe BE-së është më e pafavorshme se ajo që ka Britania me Amerikën,”

Ai madje përdori ironi të ashpër duke e përmendur edhe presidentin amerikan, Donald Trump, dhe presidenten e Komisionit Evropian:

“Donald Trump nuk arriti një marrëveshje me Ursula von der Leyen, por përkundrazi, Donald Trump e hëngri Ursula von der Leyen për mëngjes,” ka ironizuar ai.

Sipas detajeve të marrëveshjes së re, shumica e mallrave evropiane do t’i nënshtrohen një tarife 15%, që është më e lartë se tarifa 10% që aplikohet për mallrat britanike.

Orban, i njohur si aleati më i afërt i Trumpit në Evropë, ka deklaruar më parë se tarifat e rënda të vendosura nga SHBA janë pasojë e paaftësisë së Brukselit në negociata.

MARKETING