Orban: Hungaria nuk do ta bllokojë vendimet e NATO-s sa i përket Ukrainës

Orban: Hungaria nuk do ta bllokojë vendimet e NATO-s sa i përket Ukrainës

Kreu i Aleancës Veriatlantike, Jens Stoltenberg, ka vizituar Budapestin ku u takua me kryeministrin Hungarez Victor Orban.

Vizita e Stoltenbergut erdhi pas muajve të tensioneve mes NATO-s dhe Hungarisë, së tepërmi rreth përkrahjes së Ukrainës në luftën e saj kundër agresionit rus.

Por, pas vizitës së Stoltenbergut, në një konferencë të përbashkët shtypi, Orban ka deklaruar se “Hungaria e ka bërë të qartë se nuk do të bllokon asnjë vendim që merret nga NATO” duke shtuar se Budapesti nuk do ta bllokojë Aleancën prej dërgimit të ndihmave dhe se Hungaria është një “anëtarë e dedikuar dhe besnike e Aleancës”.

Edhe pse anëtare e NATO-s, Hungaria që nga fillimi i luftës në Ukrainë ka kundërshtuar përkrahjen e NATO-s për Kievin si dhe dërgimin e sistemeve të armatimit si ndihma për Ukrainën.

MARKETING