Orban: Disa vende të BE-së duan të shkojnë në luftë, Hungaria jo

Gjatë intervistës kanonike që jep çdo të premte për “Radio Kossuth” kryeministri hungarez Viktor Orban, deklaroi se mundësia që Rusia të sulmojë një shtet anëtar të NATO-s është joreale.
Orban foli për rezervën ushqimore 72 orëshe që Komuniteti Europian rekomandon për çdo njësi familjare.
“Sot në Hungari të gjithë kanë një rezervë treditore, dhe nëse Brukseli po përgatitet për një luftë, kjo është sepse po përgatitet të sulmojë.” theksoi ai
“Megjithatë, Hungaria nuk po përgatitet për një luftë”, theksoi kryeministri.
Sipas Orban, Shtetet e Bashkuara duan paqe, ndërsa disa vende në Bashkimin Evropian duan luftë, “kjo është arsyeja pse ka pasur një përçarje transatlantike”.