OKB: Rritet në mbi 338 mijë numri i të zhvendosurve në Gaza

OKB: Rritet në mbi 338 mijë numri i të zhvendosurve në Gaza

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (UNOCHA), njoftoi se ka tejkaluar mbi 338 mijë numri i të zhvendosurve në Gaza për shkak të bombardimeve izraelite që vazhdojnë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Zyra e OKB-së thuhet se që nga fillimi i konfliktit Izrael-Palestinë e deri më tani mbi 338 mijë palestinezë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, në një deklaratë më parë tha se 220 mijë palestinezë janë strehuar në strehimoret e Agjencisë së OKB-së për Ndihmë për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) që ndodhen në Gaza.

MARKETING