OKB: Pothuajse 900 milionë të varfër janë të ekspozuar ndaj rreziqeve klimatike

Pothuajse 80 për qind e njerëzve më të varfër në botë, apo thuajse 900 milionë persona, janë direkt të ekspozuar ndaj rreziqeve klimatike që janë përkeqësuar nga ngrohja globale, duke bartur një “bartë të dyfishtë dhe jashtëzakonisht të pabarabartë”, paralajmëruan Kombet e Bashkuara më 17 tetor.
“Asnjë nuk është imun ndaj efekteve gjithnjë e më të shpeshta dhe më të forta të ndryshimeve klimatike, si thatësirat, përmbytjet, valët e të nxehtët dhe ndotja e ajrit, por janë më të varfrit që po përballen me ndikimin më të ashpër”, tha Haoliang Xu, ushtrues i detyrës së administratorit për Programin e OKB-së për Zhvillim në një prononcim për AFP-në.
COP30, samiti për klimën i OKB-së që mbahet në nëntor në Brazil, paraqet “momentin që udhëheqësit botërorë ta shohin veprimin për klimën si një veprim kundër varfërisë”, shtoi ai.
Sipas një studimi vjetor të publikuar nga UNDP, së bashku me Iniciativën për Varfërinë dhe Zhvillimin Njerëzor në Oksford, 1.1 miliard njerëz, ose rreth 18 për qind e 6.3 miliardëve në 109 vende të analizuar, jetojnë në varfëri “akute multidimensionale”. Ky vlerësim është bërë bazuar në faktorë si mortaliteti i foshnjave, qasja në banim, higjiena, energjia elektrike dhe arsimi.