OKB-ja: Mbi 1,4 milion sirianë rikthehen në shtëpitë e tyre që nga rrëzimi i regjimit të Asadit

OKB-ja: Mbi 1,4 milion sirianë rikthehen në shtëpitë e tyre që nga rrëzimi i regjimit të Asadit
Komisari i Lartë i OKB-së për Refugjatët (UNHCR) njoftoi se më shumë se 1,4 milion sirianë janë kthyer në shtëpitë e tyre pas rrëzimit të regjimit të Bashar Asadit në Siri, përkatësisht pas 8 dhjetorit të vitit 2024.

“Më shumë se 1,4 milion sirianë po kthehen në shtëpitë e tyre pas zhvendosjes që zgjati me vite nga rënia e regjimit të Asadit”, tha UNHCR-ja në një postim në platformën sociale X.

UNHRC-ja theksoi se për sirianët ka shpresë, por nuk e kanë të lehtë ta rindërtojnë jetën e tyre.

Organi i OKB-së gjithashtu bëri thirrje për mbështetje të përpjekjeve për t’i ndihmuar familjet ta rifillojnë jetën e tyre, si dhe theksoi se sirianët kanë nevojë për mbështetje në shumë fusha, duke përfshirë strehimin, shëndetësinë, arsimin dhe jetesën.

MARKETING