OKB dhe Rusia diskutojnë për situatën në centralin bërthamor të Zaporizhzhia
Siguria në centralin bërthamor më të madh të Evropës ishte fokusi i një takimi në Pekin midis Rafael Grossi, shefi i mbikëqyrjes bërthamore të OKB-së dhe Alexey Likhachev, kreu i Rosatom, kompania shtetërore bërthamore ruse.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike thotë se ishte pjesë e “përpjekjeve të intensifikuara” të Rossi për të “shmangur një aksident bërthamor ose radiologjik”, shkruan Sky News.
Ndërkaq, nuk u dhanë detaje të tjera në lidhje me takimin.
Rusia e vuri nën kontrollin e saj uzinën në fillim të luftës dhe shqetësimet për sigurinë janë ngritur në disa raste.
Të hënën, termocentrali u shkëput përkohësisht nga energjia e jashtme dhe u ndez në gjeneratorët e furnizimit emergjent. Të dyja palët fajësuan tjetrin për ndërprerjen e energjisë elektrike.