OKB: Cikloni “Freddy” thyen rekordin botëror, zgjati 36 ditë

OKB: Cikloni “Freddy” thyen rekordin botëror, zgjati 36 ditë

Cikloni Freddy, i cili goditi pjesën lindore të Afrikës Jugore nga shkurti deri në mars 2023, duke lënë pas më shumë se 1000 të vdekur dhe dëme të rënda material ishte aktiv për 36 ditë.

Siç njoftoi OKB-ja të martën, fenomeni është zyrtarisht cikloni tropikal më jetëgjatë i regjistruar ndonjëherë.

Në veçanti, një komitet ndërkombëtar i ekspertëve të Organizatës Botërore Meteorologjike njoftoi se “Freddy”, i cili për “36 ditë u klasifikua si një stuhi tropikale”, është stuhia që ka zgjatur më shumë.

Si i tillë, Freddiy rrëzoi nga froni ciklonin John, i cili u formua në 1994 në Oqeanin Paqësor dhe mbajti statusin e stuhisë tropikale për 714 orë, ose 29.75 ditë, tha ËMO.

Megjithatë, “John” mbetet stuhia tropikale që ka përshkuar distancën më të gjatë, 13,159 km, ndërsa “Freddy” vetëm 12785 kilometra. Megjithatë, ngrohja globale po ndikon në intensitetin e këtyre fenomeneve të motit.

Malavi u godit veçanërisht rëndë, me më shumë se 1200 njerëz të vrarë ose të zhdukur dhe më shumë se 2100 të plagosur. “

Freddy” mbërriti në Malavi në një kohë kur vendi po përballej me një epidemi të rëndë kolere dhe përkeqësoi gjendjen e banorëve me shira të rrëmbyeshëm që shkaktuan përmbytje.

Në Mozambik më shumë se 1.3 milionë njerëz u prekën, me më shumë se 180 vdekje në Madagaskar, i cili u godit dy herë nga ‘Freddy’.

Dëmet materiale të shkaktuara nga cikloni tropikal vlerësohen në 481 milionë dollarë.

 

MARKETING