OBI kundërshton planet e Izraelit për pushtimin e Rripit të Gazës

Organizata për Bashkëpunim Islam (OBI) kundërshton planet e Izraelit për të pushtuar plotësisht Rripin e Gazës, duke bërë thirrje për presion mbi Tel Avivin që të ndalojë veprimet e tij kundër palestinezëve në enklavë, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë përfundimtare pas një takimi urgjent ministror në Xheda të Arabisë Saudite, OBI dënoi me forcë planet izraelite “për të imponuar pushtim të plotë dhe kontroll ushtarak mbi Rripin e Gazës” dhe hodhi poshtë “çdo skemë, pavarësisht natyrës së saj, që synon zhvendosjen me forcë të popullit palestinez”.
Ajo u bëri thirrje të gjitha shteteve “të marrin të gjitha masat e mundshme ligjore dhe efektive”, përfshirë vendosjen e sanksioneve, pezullimin e dërgesave të armëve dhe rishikimin e marrëdhënieve diplomatike dhe ekonomike, “për ta parandaluar atë të vazhdojë veprimet e tij kundër popullit palestinez”.
Deklarata gjithashtu denoncon shënjestrimin e qëllimshëm të Izraelit ndaj gazetarëve dhe profesionistëve të medias në Rripin e Gazës.
“Këto veprime përbëjnë krim lufte dhe sulm ndaj lirisë së shtypit”, thekson OBI.