Nxënësi rrëzohet nga kati i tretë i një shkolle fillore në Maqedoni, dërgohet me urgjencë në spital

Nxënësi rrëzohet nga kati i tretë i një shkolle fillore në Maqedoni, dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prilep ku një nxënës është rrëzuar nga kati i tret i shkollës gjatë kohës së pushimit.
Bëhet fjalë për një djalosh 11 vjeçar, i cili nga dritarja e katit të tretë është rrëzuar në oborrin e shkollës, më pas është dërguar në spitalin e Prilep, ndërsa nga aty është hospitalizuar me urgjencë në Klinikën për kirurgji për fëmijë në Shkup.
Sipas informacioneve gjendja e fëmijës është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
Fëmija ka pësuar një dëmtim të rruazave të shtyllës kurrizore dhe thyerje të thembrave të këmbëve. /SHENJA/

MARKETING