Numri i të vrarëve nga sulmet izraelite në Gaza është rritur në 9.061

Numri i të vrarëve në Rripin e Gazës, i cili prej 27 ditësh është nën sulme të ashpra izraelite, është rritur me 265 viktima të reja. Kësisoj, numri i deritanshëm i të vrarëve në Gaza ka shkuar në 9.061 viktima. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Qudra, ndau informacionin më të fundit mbi viktimat dhe lëndimet në rajon në një konferencë shtypi në Spitalin Shifa.
MARKETING
Qudra tha se 265 persona të tjerë kishin humbur jetën në sulmet e kryera nga Izraeli në 24 orët e fundit.
Një zyrtar palestinez tha se numri i njerëzve të vrarë në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori është rritur në 9.061, duke përfshirë 3.760 fëmijë dhe 2326 gra, ndërsa të paktën 32.000 njerëz janë plagosur.
Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Al-Qassam, nisi një sulm të gjithanshëm mëngjesin e 7 tetorit, si kundërpërgjigje ndaj “shkeljes së vazhdueshme të Izraelit të të drejtave të palestinezëve dhe vlerave të tyre të shenjta, veçanërisht Xhamisë Al-Aksa”, pas së cilës Ushtria izraelite filloi bombardimin e Gazës.
Izraeli njoftoi se më shumë se 1.400 izraelitë, përfshirë 315 ushtarë, u vranë në sulmet nga Gaza dhe 5.132 njerëz u plagosën.
Sipas zyrtarëve izraelitë, numri i ushtarëve të vrarë në përleshjet në Rripin e Gazës që nga 31 tetori është rritur në 18, ndërsa Brigadat Qassam mbajnë 242 të burgosur izraelitë. /TRT Albania