Numri i të vdekurve në Mianmar rritet në 1644

1644 njerëz raportohet se kanë të vdekur në Mianmar dhe mijëra të tjerë janë plagosur, pas një tërmeti me magnitudë 7.7, që tronditi dhe vendet fqinje, e qëshkaktoi dëme të mëdha.
“Numri i të vdekurve në Mianmar është rritur në 1,644, ndërsa numri i të plagosurve ka shkuar në 3,408, dhe 139 të tjerë janë të zhdukur”, ka njoftuar ushtria e vendit.
Qindra njerëz besohet të jenë të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura, përfshirë të paktën 50 punëtorë ndërtimi të cilët janë të zhdukur pasi një ndërtesë e lartë u rrafshua nga tërmeti në Bangkok.
Ndërkohë, më shumë se 90 njerëz besohet se janë bllokuar në rrënojat e një blloku apartamentesh në Mandalay , Myanmar, tha një zyrtar i Kryqit të Kuq për AFP.
AFP thotë se një grua 30-vjeçare është nxjerrë e gjallë nga rrënojat e kësaj ndërtese, pasi mbeti e bllokuar për rreth 30 orë.
Ajo u transportua me barelë, u përqafua me bashkëshortin e saj dhe më pas u dërgua në spital.
“Në fillim nuk e mendoja se ajo do të ishte gjallë”, tha burri i saj për AFP ndërsa priste gjatë shpëtimit. “Jam shumë i lumtur që kam dëgjuar një lajm të mirë”.