Numri i punëtorëve në industri është zvogëluar për 3.8%

Numri i punëtorëve në industri është zvogëluar për 3.8%

Numri i punëtorëve në industri në periudhën janar – gusht të vitit 2025 krahasuar me periudhën janar – gusht të vitit 2024, është zvogëluar për 3.8%.

Numri i punëtorëve në sektorin Minierat dhe gurorët gjatë muajit gusht të vitit 2025, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rënie për 1.7 % në sektorin Industria përpunuese për 2.7 %, ndërsa në sektorin Furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 0.6 %.

Sipas grupeve kryesore industriale, numri i të punësuarve në industri gjatë muajit gusht të vitit 2025, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rënie tek Energjia për 1.8 %  Prodhimet kapitale për 7.1 %, dhe Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 2.2 %, ndërsa rritje vërehet te Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjerë për 7.3 % dhe Produktet intermediare, përveç energjisë për 1.0% .

MARKETING