Numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza arrin në 1.799

Numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza arrin në 1.799

Numri i palestinezëve të vrarë nga fushata masive ajrore izraelite kundër Rripit të Gazës është rritur në 1.799, transmeton Anadolu.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se 6.612 persona gjithashtu u plagosën në bombardimet që nga e shtuna, përfshirë 1.644 fëmijë dhe 1.005 gra.

Në një përshkallëzim dramatik të tensioneve në Lindjen e Mesme, forcat izraelite nisën një fushatë të pandërprerë dhe të fuqishme ushtarake kundër Rripit të Gazës, në përgjigje ndaj një ofensive ushtarake të grupit palestinez Hamas në territoret izraelite.

Konflikti filloi të shtunën e kaluar kur Hamasi nisi operacionin “Tufani i Aksa-së” kundër Izraelit, një sulm i papritur shumë-dimensional, përfshirë një breshëri lëshimesh të raketave dhe infiltrimesh në Izrael përmes tokës, detit dhe ajrit.

Hamasi tha se operacioni ishte në hakmarrje për sulmin ndaj xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar dhe dhunës në rritje të kolonëve izraelitë kundër palestinezëve.

Më pas, ushtria izraelite nisi operacion kundër objektivave të Hamasit brenda Rripit të Gazës.

Përgjigjja e Izraelit është shtrirë në ndërprerjen e furnizimit me ujë dhe energji elektrike në Gaza, duke përkeqësuar më tej kushtet e jetesës në zonën që është përfshirë nga rrethimi që nga viti 2007.

MARKETING