Numërohen mbi 23% të votave – VV shkon në 55%, PDK në 25%

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka nisur publikimin e rezultateve preliminare të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.
Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe kanë nisur të mbyllen nga ora 19:00 e tutje.
Të dhënat nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tregojnë për 1 milion e 970 mijë e 944 votues me të drejtë vote.
E përditësuar në 20:25
Deri tash janë numëruar 134 vendvotime dhe VV prin me rezultat prej 37.18 për qind, PDK është e dyta me 25.10, ndërsa LDK me 17.28.

E përditësuar në 21:05
Tash kur janë numëruar 599 vendvotime, sipas KQZ, prin Lëvizja Vetëvendosje më 55.77 për qind të votave.
PDK vazhdon të jetë e dyta, ndërsa LDK e treta.

GazetaSinjali