Numan Kurtulmuş zgjidhet kryeparlamentar i ri i Türkiyes

Numan Kurtulmuş zgjidhet kryeparlamentar i ri i Türkiyes

Parlamenti turk zgjodhi sot Numan Kurtulmuşin, kandidatin e përbashkët të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) dhe Partisë Lëvizja Nacionaliste (MHP), si kryeparlamentar të ri, raporton Anadolu.

Kurtulmuş, deputet i AK Partisë nga Istanbuli, mori 321 vota në raundin e tretë të votimit në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Türkiyes (TBMM) me 600 vende. Ai u zgjodh për një mandat dyvjeçar.

Sipas Kushtetutës së Türkiyes, kryetari i parlamentit zgjidhet me votim të fshehtë deri në katër raunde – aq sa janë të nevojshme – në një ditë të vetme.

Në dy raundet e para, asnjë kandidat nuk mori shumicën prej dy të tretash (400) në parlament.

Në raundin e tretë, për të fituar votën nevojiteshin minimumi 301 vota.

Tekin Bingöl, kandidati i opozitës kryesore, Partisë Popullore Republikane (CHP), mori 160 vota, ndërsa kandidatja e Partisë së Majtë të Gjelbër (YSP) Tulay Hamitoğullari Oruç mori 51 vota.

Kandidati i Partisë IYI Mustafa Cihan Paçacı mori 43 vota.

Şerafettin Can Atalay, deputet i Partisë së Punës të Türkiyes (TIP), mori katër vota.

Dy kandidatët e tjerë, Mustafa Yeneroğlu i Partisë Demokraci dhe Progres (DEVA) dhe Serap Yazıcı Özbudun nga Partia Gelecek (Ardhmëria) u tërhoqën nga zgjedhjet në raundin e tretë.

Gjithsej 584 deputetë votuan, ndërsa pesë vota u shpallën të pavlefshme.

MARKETING