“Nuk po respektoni marrëveshjen”, Trump shton tarifë 25% për importet e Koresë së Jugut

“Nuk po respektoni marrëveshjen”, Trump shton tarifë 25% për importet e Koresë së Jugut

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se do të rrisë tarifat për importet e Koresë së Jugut në 25%. Vendimi erdhi pasi akuzoi Seulin se “nuk po i përmbahet” një marrëveshjeje tregtare të arritur vitin e kaluar, shkruan A2 CNN.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha se do të rriste taksat ndaj Koresë së Jugut nga 15% për një gamë produktesh, duke përfshirë automjete, lëndë druri, produkte farmaceutike dhe “të gjitha tarifat e tjera reciproke”.
Presidenti amerikan nënvizoi se ligjvënësit e Koresë së Jugut kanë qenë të ngadaltë në miratimin e marrëveshjes, ndërsa “SHBA ka vepruar shpejt për të ulur tarifat në përputhje me transaksionin për të cilin është rënë dakord”. Koreja e Jugut thotë se nuk i është dhënë njoftim zyrtar për vendimin për të rritur tarifat për disa nga mallrat e saj dhe dëshiron bisedime urgjente me Uashingtonin mbi këtë çështje.

MARKETING