“Nuk kam takuar askënd më të keq se Trump”, ja çfarë i thoshte Epstein ish-sekretarit Amerikan të Thesarit
Të kam thënë se kam takuar njerëz vërtet të këqij, por asnjë më të keq se Trump. Nuk ka asnjë qelizë të mirë në trupin e tij. Prandaj po, është i rrezikshëm!”
Ai që e thotë këtë, ose më saktë e shkruan, është Jeffrey Epstein në një shkëmbim e-mailesh me ish-sekretarin amerikan të Thesarit, Larry Summers. Korrespondenca e cituar nga Telegraph daton në shkurt të vitit 2017 dhe përfshihet në mesin e dokumenteve mbi ish-financierin dhe abuzuesin e vetëvrarë në burg, të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë.
Në faqet e publikuara përmendet gjithashtu edhe emri i Bill Gates, dhe ish-bashkëshortja e themeluesit të Microsoft shprehet e keqardhur për viktimat e pedofilit. Melinda Gates thotë se milioneri duhet të japë llogari mbi pretendimet në dosjet Epstein, ku, siç thuhet, ishte infektuar me një sëmundje seksualisht të transmetueshme pas marrëdhënieve të kryera me vajza ruse. Gates rrëfen se kishte ndjerë trishtim të thellë pas këtyre zbulimeve.

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka hequr mijëra dokumente në lidhje me financierin e vetëvrarë nga uebsajti i tij, pasi viktimat janë ankuar për komprometim të identitetit të tyre. Avokatë të viktimave të Epstein thonë se redaktimet e mangëta në dokumentet e publikuara të premten kanë përmbysur jetët e gati 100 prej të mbijetuarave. Departamenti i Drejtësisë sqaroi se kishte hequr të gjitha materialet komprometuese dhe tha se gabime ishin bërë për shkak të problemeve teknike ose njerëzore.