“Nuk ka arsyetim për dhunë”, BE thirrje Serbisë që të përmbahet nga retorika nxitëse dhe hapat provokues

“Nuk ka arsyetim për dhunë”, BE thirrje Serbisë që të përmbahet nga retorika nxitëse dhe hapat provokues

Në konkluzionet e Bashkimit Evropian për zgjerim, draft ky që tashmë është përpiluar, përveç thirrjes për Serbinë që “urgjentisht” të nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit për dhunën në veri të Kosovës gjatë vitit 2023, do të ketë ‘qortime’ edhe për veprimet e shtetit serb.

Ky draft, që pritet të miratohet këtë muaj, në Këshillin e çështjeve të përgjithshme të BE-së, parasheh edhe thirrjen ndaj Serbisë që të përmbahet nga retorika nxitëse dhe hapat e njëanshëm dhe provokues.

“Këshilli përsërit thirrjet që Serbia të bashkëpunojë plotësisht dhe të ndërmarrë hapat e domosdoshëm që të sillen urgjentisht para drejtësisë kryesit e sulmeve të vitit 2023. Këshilli nënvizon nevojën për llogaridhënie të plotë dhe shpreh keqardhje të thellë që Serbia ka ndërmarrë hapa të pamjaftueshëm në këtë drejtim”, thuhet në dokument, raporton REL.
Siç raportohet, Këshilli ka përsëritur dënimin e fuqishëm të akteve të dhunës nga protestuesit serbë të Kosovës ndaj qytetarëve, trupave të [misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë] KFOR-it, organeve të rendit dhe mediave më 29 maj 2023 dhe sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator 2023 në veri të Kosovës.

“Nuk ka arsyetim për dhunë”, thuhet në draftin e konkluzioneve që u është shpërndarë vendeve anëtare të BE-së.

MARKETING