“Nuk bëra asgjë të gabuar”, Bill Clinton nis dëshminë për Epstein
Bill Clinton ka publikuar deklaratën e tij të hapjes në lidhje me Jeffrey Epstein, ndërsa përballet me pyetje nga Komiteti Mbikëqyrës i Dhomës së Përfaqësuesve.
“Nuk kisha asnjë ide për krimet që po kryente Epstein”, tha Clinton.
“Pavarësisht se sa foto më tregoni, kam dy gjëra që në fund të fundit kanë më shumë rëndësi sesa interpretimi juaj i atyre fotove 20-vjeçare”, shtoi ai.
“Unë e di çfarë pashë, dhe më e rëndësishmja, çfarë nuk pashë”, vazhdoi ish-presidenti amerikan.
“Unë e di çfarë kam bërë, dhe më e rëndësishmja, çfarë nuk kam bërë”, deklaroi ai.
“Nuk pashë asgjë dhe nuk bëra asgjë të gabuar”, kështu përfundoi deklarata e parë e tij.
As someone who grew up in a home with domestic abuse, not only would I not have flown on his plane if I had any inkling of what he was doing—I would have turned him in myself and led the call for justice for his crimes, not sweetheart deals. pic.twitter.com/0rX8cat5Pu
— Bill Clinton (@BillClinton) February 27, 2026

