Norris siguron “pole position” në Singapor, rikthehet Verstappen, dobët Ferrari

Norris siguron “pole position” në Singapor, rikthehet Verstappen, dobët Ferrari

Lando Noris me Meklaren siguroi sot pasdite “pol posizhën” në pistën qytetase të Marina Bay, të vlefshme për garën e Cmimit të Madh të Singaporit në Formula 1. Piloti britanik regjistroi kohën 1 minutë 29 sekonda e 525 të mijtat, duke qenë më i shpejti në pistë. Rikthehet protagonist piloti holandez i Red Bullit Maks Verstappen, teksa i treti u klasifikua piloti i Mercedesit, Luis Hamilton. Në vendin e katërt u klasifikua Xhorxh Rasell me Mercedes, i cili la pas Oskar Piastri me Meklaren. Dobët u paraqitën dy pilotët e Ferrarit Sharls Leklerk dhe Karlos Sainz, të cilët u renditën në pozitat 9 dhe 10. Gara për Çmimin e Madh të Singaporit do të zhvillohet të dielën me fillim në orën 14:00.

MARKETING