Norris “pole” dhe rekord në Montekarlo, ringjallet Ferrari me Leclerc

Lando Norris me McLaren siguroi “pole position” në pistën qytetase të Montekarlo, i vlefshëm për garën e Cmimit të Madh të Monako në Formula 1. Piloti britanik vendosi kohën rekord 1’09”954. Ai do ta ndajë vijën e parë të startit me pilotin vendës Charles Leclerc, që u rendit i dyti me Ferrari në pistën e shtëpisë. Një paraqitje e mirë e “kokëkuqes”, por që s’mjaftoi për të siguruar “pole”.
MARKETING
Në vendin e tretë u rendit makina tjetër McLaren, ajo e kryesuesit të botërorit, australianit Oscar Piastri. Në krah të tij do të jetë makina tjetër Ferrari, ajo e Lewis Hamilton. Në vendin e pestë u rendit Max Verstappen me Red Bull. Provat e sotme u vendosën nga një xhiro e jashtëzakonshme e Norris.
Mbeti disi i zhgënjyer Leclerc, që pasi kishte dominuar në tri sesionet e lira u detyrua të kënaqej me vendin e dytë. Gjithsesi, strategjia me 2 ndalesa pritet ta bëjë interesante garën. Zhgënyen dy makinat Mercedes, në vendet 14-15 me George Russell (pati problem teknik) dhe Kimi Antonelli (u përplas). Në “top-10” edhe Isack Hadjar, Fernando Alonso, Esteban Ocon, Liam Lawson dhe Alexander Albon