Një vit pas sulmit ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Osmani: Grupet ishin të organizuara me urdhër nga regjimi i Vuçiqit, mosndëshkimi duhet të marr fund

Një vit pas sulmit ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Osmani: Grupet ishin të organizuara me urdhër nga regjimi i Vuçiqit, mosndëshkimi duhet të marr fund

Të mërkurën, më 29 maj janë bërë një vit nga sulmi ndaj ushtarëve të KFOR-it në Zveçan nga grupe të organizuara të serbëve, ku u lënduan më shumë se 90 pjesëtarë.

E sot, presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se siç dëshmohet qartë nga pamjet video dhe hetimet kriminale të kryera nga agjencitë e zbatimit të ligjit, 93 ushtarë u plagosën, disa me lëndime të rënda, përmes sulmeve nga grupet e krimit të organizuar serbë me urdhra të qarta politike nga regjimi i Vuçiqit dhe krerët e bandës së tij.

“Autorët, të cilët ende janë të lirë në Serbi dhe të mbrojtur nga regjimi i Vuçiqit, duhet të mbajnë përgjegjësi! Mosndëshkimi vetëm i ka inkurajuar ata të përsërisin sulmet, siç tregohet qartë përmes aktit të agresionit të 24 shtatorit nga Serbia”, shkruan Osmani në X.\Ajo tutje thekson se ky ishte një sulm kundër NATO-s dhe ata që e urdhëruan dhe e ekzekutuan dihen qartë.

“Mosndëshkimi duhet të marrë fund! Të gjithë ua detyrojmë ushtarëve të rinj që humbën gjymtyrët dhe jeta e të cilëve u ndryshua përgjithmonë, sepse ata vendosën jetën e tyre në vijën e paqes, sigurisë së të gjithë qytetarëve”, tha e para e shtetit.

MARKETING