Një tjetër vend po i vendos kufizime Apple

Pasi u detyrua të miratojë ndryshime në politikat e saj në BE sipas DMA (Akti i Tregjeve Digjitale), Apple tani po përballet me të njëjtat sfida në Brazil.
Kjo nuk është hera e parë që Brazili i kërkon Apple të ndryshojë mënyrën se si funksionon në rajon, por përpjekjet e mëparshme ishin anuluar.
Këtë herë autoritetet duken shumë më të vendosura për të arritur qëllimin e tyre dhe i kanë dhënë Apple 90 ditë për të zbatuar ndryshimet e kërkuara, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Zhvilluesit do të jenë gjithashtu në gjendje të integrojnë platformat e pagesave të palëve të treta në aplikacionet e tyre.
Ky vendim ishte anuluar më parë sepse ishte konsideruar i panevojshëm.
Tani që po kalon në të vërtetë, Apple ka përsëritur të njëjtat pretendime që i bëri BE-së.
Raportohet se kompania thotë se kjo lëvizje do të rrezikojë privatësinë dhe sigurinë e njerëzve që përdorin pajisjet Apple.
Ndryshe, Apple tani ka 90 ditë afat për të miratuar ndryshimet e kërkuara. /Telegrafi/