Një tjetër palestinez vritet nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor

Një tjetër palestinez vritet nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor

Një palestinez u qëllua për vdekje nga forcat e ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar sot, tha Ministria e Shëndetësisë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të ministrisë palestneze thuhet se Mohammad al-Jundi, 38 vjeç, u vra në postbllokun ushtarak Nafaq, në perëndim të qytetit të Betlehemit.

Nuk janë dhënë detaje rreth rrethanave të vdekjes së tij.

Tensionet janë rritur në gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar pas ofensivës vdekjeprurëse ushtarake izraelite në Rripin e Gazës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 315 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori.

MARKETING