Një tërmet me magnitudë 7,5 godet Filipinet, vret 1 person dhe shkakton paralajmërim për cunami

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7,5 ballë ka goditur rajonin Mindanao të Filipineve, duke vrarë të paktën një person, si dhe duke nxitur lëshimin e një paralajmërimi për cunami, transmeton Anadolu.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së tha se tërmeti ndodhi në një thellësi prej 58,1 kilometrash në bregun lindor të Ishullit Mindanao në orën 9:43 me kohën lokale.
Sipas mediave lokale, deri më tani është raportuar një vdekje në zonën Mindanao.
Instituti Filipinez i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë fillimisht e regjistroi tërmetin me magnitudë 7,6, por më vonë e rishikoi atë në 7,5.
Instituti gjithashtu lëshoi një paralajmërim për cunami për zonat bregdetare të Filipineve lindore dhe jugore, duke i këshilluar komunitetet të qëndrojnë vigjilente për valë të mundshme cunami.
Pas tërmetit, qeveria e Qytetit Davao njoftoi pezullimin e mësimit në të gjitha nivelet, si në shkollat publike ashtu edhe në ato private, për të lejuar një vlerësim të shpejtë të dëmeve në infrastrukturë dhe objekte.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, një tërmet tjetër me magnitudë 6 goditi 144 kilometra në jug-juglindje të qytetit Lorengau në provincën Manus të Papua Guinesë së Re në orën 2:08 me kohën lokale në një thellësi prej 10 kilometrash.