Një tërmet me magnitudë 5.2 godet lindjen e Turqisë
MARKETING
Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) i Turqisë ka bërë të ditur se një tërmet me magnitudë 5.2 ka goditur provincën lindore turke Van në orën 8:52 të mëngjesit me kohën lokale, raporton Anadolu.
MARKETING
Sipas AFAD-it, epiqendra e tërmetit u regjistrua në rrethin Tusba të Vanit, në një thellësi prej 7 kilometrash.
Guvernatori i Vanit, Ozan Balci, tha për Anadolu se nuk ka raportime për viktima, duke shtuar se autoritetet po vazhdojnë operacionet e kërkimit.

