Një stuhi e fortë godet Valencian, rrugët kthehen në lumenj dhe mbulohen nga breshëri

Një stuhi e fuqishme goditi rajonin spanjoll të Valencias, duke i kthyer rrugët në lumenj dhe duke mbuluar veturat me breshër.
MARKETING
Qytetet në të gjithë rajonin u goditën nga rrebeshe të papritura që sollën bllokimin e trafikut dhe i detyruan njerëzit të kërkonin strehim.
Rrugët u kthyen në lumenj dhe trotuaret dukeshin sikur ishin të mbuluara me borë.
Zonat më të goditura ishin Guadasséquies, Calles, Villar del Arzobispo dhe l’Olleria, ku shtresat e breshërit ishin shumë të trasha, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Bëhet e ditur se rreth 1000 shërbime emergjente janë përfshirë në ndërhyrje, duke eliminuar dëmet dhe duke pastruar rrugët.
Cars stuck on the road after strong hailstorm in Villar del Arzobispo, Valencia, Spain pic.twitter.com/LK6ms4pjAt
— Disasters Daily (@DisastersAndI) May 8, 2025
Ndryshe, rajoni është ende duke u rikuperuar nga fatkeqësia e vitit të kaluar.
Valencia, një rajon i njohur turistik ku normalisht pritet mot i ngrohtë në këtë kohë të vitit, ende po përballet me pasojat e ekstremeve të mëparshme të motit – rreth 2,000 njerëz ishin ende të zhvendosur nga stuhia në fund të vitit 2024.
Në tetor 2024, Valencia u godit nga një stuhi shkatërruese që shkaktoi përmbytje katastrofike dhe mori 228 jetë.
Ishte një nga fatkeqësitë natyrore më vdekjeprurëse në historinë spanjolle dhe efektet e saj u ndjenë për muaj më pas, me mijëra të zhvendosur dhe dëme të mëdha materiale.