Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është përfshirë në një aksident në Shqipëri

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është përfshirë në një aksident në Shqipëri

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut, i cili drejtonte një kamion – maune është përfshirë në një aksident komunikacioni i cili ka ndodhur në afërsi të qytetit shqiptar Librazhd.

MARKETING

Kamioni ishte përplasur me një veturë, me çka janë lënduar dy persona të cilët ishin në veturë.

“Në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në vendin e quajtur ‘Ura e Murashit’, një automjet i mallrave i drejtuar nga G.T. shtetas i Maqedonisë së Veriut, është përplasur me veturën e drejtuar nga shtetasi A.T. banues në Pogradec. Nga aksidenti lëndime kanë marrë A.T. dhe bashkëudhëtarja në automjetin mjetin e drejtuar nga ky qytetar, të cilat janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po zbatohen veprime të mëtutjeshme te shtetasi G.T.

Ekipi hetimor në vendin e ngjarjes po punon në zbardhjen e rrethanave të aksidentit, por sipas informacioneve të para shkaku është “parakalim i paligjshëm nga ana e shoferit të automobilit”.

MARKETING